Thaçi: Fatale se si një njeri si Kasami që një vit para doli bartës i listës nga partia maqedonase, sot arrin 8.000 vota në Tetovë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë intervistës së sotme në Klan Macedonia, komentoi gjithashtu fitoren në zgkedhjet për këshillin e komunës të Lëvizjes BESA dhe Kasamit, që sipas tij kjo fitore është fatale pasi që vetë Kasami një vit më pare doli bartës liste nga partia maqedonase, transmeton Expuls.mk

“Është fatale se si një njeri si Bilall Kasami, i cili një vit më parë doli si bartës liste nga një parti maqedone, cilado qoftë ajo, sot të fitojë mbi 8 mijë vota në Tetovë. Këtu sështë vetëm faji i tij por është faji edhe i Ali Ahmetit po edhe i Menduh Thaçit” ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu