Thaçi fton edhe LDK-në për dekretim në KQZ, ja dy emrat e ftuar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën nga Presidenca për tu akredituar sy zyrtarë të saj si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Florian Dushi dhe Sami Hamiti janë ftuar nga Zyra e Presidencës që të enjte të paraqiten për dekretim nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po dy të propozuarit e LDK-së, Sami Hamiti dhe Florian Dushi kanë marrë ftesë nga Presidenca e Kosovës që të enjten të dekretohen për anëtarë të ri të KQZ-së” ka thënë Mustafa.

GazetaBlic ka raportuar sot gjatë ditës, që ftesat nga Zyra e Presidentit kanë shkuar edhe tek PDK, AAK, dhe VV-ja, por jo edhe të NISMA e PSD-ja. Të dy këto parti mund të mbesin jashtë KQZ-së.

Ani pse këto dy subjekte politike kanë propozuar e dërguar emra konkretë se kush mund të jenë anëtarë të KQZ-së, megjithatë presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk i ka ftuar përfaqësuesit e propozuar nga këto dy parti për t’i dekretuar për të enjten, ashtu siç edhe ka paralajmëruar përmes një njoftimi për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu