Thaçi: Kthim prapa s’ka, FSK bëhet ushtri

Pas takimit me ambasadorët e Quint-it të akredituar në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalur në një konferencë për media.

Ai tha se, veprimet e Kosovës për transformimin e FSK-së nw ushtri janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky proces nuk është antiligjor e antikushtetues, dhe se Kosova nuk po bën asgjë që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon. Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucione demokratike kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mision dhe detyrat e një ushtrie moderne e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mision”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi beson se transformimi i FSK-se në Forca të Armatosura do të jetë një proces i suksesshëm dhe sipas tij, pas dorëzimit të Projekt-ligjit në qeveri, ajo nuk duhet të humb shumë kohë që të jap mendimin dhe të vazhdohet tutje. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu