Thaçi: Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka sjellë planin për ndarjen e Kosovës, e kam nxjerrë jashtë

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur ka thënë se një nga kryeministrat e Shqipërisë i kishte çuar në zyrë planin për ndarjen e Kosovës.

‘Një nga kryeministrat e Kosovës më ka ardhur dhe më ka sjell në zyrë planin e Zoran Đinđić (ish-kryeministri i Serbisë) për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë menjëherë jashtë. Fliste vetëm për ndarje të Kosovës. Në vitin 2002’, ka thënë Thaçi në Opinion.

Kujtojmë se në vitin 2002 Shqipëria ka kaluar tre kryeministra, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Fatos Nano. Nuk dihet se cili prej të treve ka qenë ai që i ka çaur në zyrë Thaçit planin për ndarjen e Kosovës, ndërsa vetë presidenti tha se emrin do ta bëj publik një herë tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu