Thaçi nga Studeniçani bën thirrje të votohet Pendarovski, ironizon me kandidaturën e Blerim Rekës (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në tubimin në Studeniçan ka bërë thirrje që të votohet kandidati i koalicionit Stevo Pendarovski, ndërsa ai ironizoi me kandidaturën e prof.dr. Blerim Reka.

“Mos të nxeheni me miq, baskëpunëtorë dhe familjet tona. Nuk është momenti i garës politike. Ata që paraqiten në garën politike dhe e quajnë veten se kanë një kandidat shqiptar, i ngjajn asaj sikur kur luhet loja e futbollit dhe ata ushtrojnë mbas golit. Gara e vërtetë është finishi i garancës institucionale të Maqedonisë së Veriut, se rruga drejt NATO-s është pakthim.

Institucioni i presidentit shtetit, është rrumbullakësimi i institucioneve që kanë marrë si obligim për të përmbyllur këtë proces të pakthyeshëm. Ju lus që të angazhoheni që në këto zgjedhje ta votoni numrin 3, sepse unë dhe PDSH-ja jemi garancë për cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.”, theksoi Thaçi.

Video:


1 Koment

  1. A sju vjen Turp be majmuna politikan
    Po edhe Studeniqanit duhet Ti vjen Turp
    Ju do ta kerkoni dal ngadal edhe Millosheviqin
    Ti Thaqi a e fin qka ke fol o tregtar i thjesht i tetoves
    Un nuk Ju besoj mo dhe nuk du tjem shqiptar (Rrenc)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu