Thaçi pas takimit me Hahn dhe Tusk: BE të mos e vonojë më heqjen e vizave

Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn si dhe me preisdentin Donald Tusk ku ka kërkuar që të hiqen vizat për kosovarët

Presidenti i Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të mos humbin shumë kohë dhe të liberalizojnë vizat për kosovarët, shkruan Periskopi.

Thaçi sot zhvilloi një takim me Donald Tusk dhe Johanes Hahn në Bruksel ku ka theksuar se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave nga BE-ja është i pakuptimtë dhe i papranueshëm.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian. Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë. HTH. /PERISKOPI/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu