Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po pret me entuziazëm ndeshjet e kombëtares së Kosovës. Kosova do të luajë dy ndeshje në muajin mars, më saktësisht me 21 mars ndaj Danimarkës (miqësore) dhe me 25 mars ndaj Bullgarisë – në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.
GazetaBlic ka realizuar një video motivuese për kombëtaren e Kosovës në futboll para ndeshjeve të shumëpritura për futbolldashësit.
Hashim Thaçi gjithashtu ishte i përfshirë në këtë video.
“Jeni fitorja dhe krenaria jonë. Tregoni botës se çka mund të bëni. Jemi krenar me ju”, përfundoi ai.










