Thaçi për takimin me presidentin rus: Takimi me Putinin i munguar dhe arritje gjigante

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është një takim i munguar i Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se është arritje gjigante.

Thaçi ka thënë se situata me Rusinë, me qëndrimin e saj bllokues në raport me Kosovën duhet të ndryshojë, dhe se takimi i tij me presidentin rus është i kuptueshëm duke rezonuar në këtë mënyrë.

“Ka qenë një takim korrekt, normal, pa ndonjë ndërmjetësim. Ka qenë një mundësi e takimit të përbashkët. Drejtpërdrejt i kam takuar që të vëmë kontakte me Rusinë. Kjo mundësi fare lehtë është krijuar nga Putin.

Ky është takimi i parë mes Kosovës dhe Rusisë në nivel të tillë institucional. Unë mendoj që është një hap përpara dhe një progres, por edhe një angazhim diplomatik i munguar për Kosovën, në raport me Rusinë. Është në të mirën e dy vendeve, paqes e stabilitetit dhe të të ardhmes”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.

“Ne nuk kemi diskutuar gjëra konkrete, detaje, kemi diskutaur për aspekte të përgjithshme dhe mundësinë se si Rusia ta ndryshojë pozicionin me Kosovën. Më ka potencuar se është çështje delikate. I kam potencuar se ne nuk jemi as armiq e as miq, por mund të kemi raporte normale e korrekte siç kanë vendet e tjera me Rusinë.

Mendoj që është një hap gjigant për diplomacinë e Kosovës. Me diplomatë të ndryshëm kemi diskutuar që do të ishte me interes që të ndodhë një takim të tillë dhe ai ndodhi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu