Thaçi sërish apelon Albin Kurtin: Po të pres për t’i dhënë fund pritjes

Presidenti Thaçi apeloi sërish kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti që sa më shpejt të mandatohet si kryeministër i ri i Kosovës.

“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyllë këtë proces sa më shpejt që është e mundur.

Unë do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën. I mbetet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ta bëjë hapin”, theksoi kreu i shtetit të Kosovës.

Ai tha se është në pritje të Kurtit çdo ditë, për t’i dhënë fund pikërisht pritjes.

“Kaluam një kohë të gjatë dhe njerëzit janë duke pritur. Koha po kalon; prandaj unë si President i vendit, duke parë angazhimet e Kurtit, i cili ka qenë kandidat për kryeministër, e kam nënshkruar vendimin për mandatarin duke menduar se ai do ta pranojë.

Ai nominim ende është në tryezën time, dhe pres që Kurti ta pranojë atë ose ta refuzojë”, theksoi Thaçi. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu