Në votimin me pasoja për stabilitetin e njërit nga rajonet më kontroverse në Evropë, deputetët në Maqedoni duhet të vendosin nëse do të pranojnë ndryshim të emrit të atij shteti ballkanik.
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, është vënë në betejën për sigurim të mbështetjes së nevojshme, ndërkaq nuk është e ditur se si do të votojnë deputetët.
“Do të jetë vendimtare për të”, deklaroi Branko Geroski, komentues i shquar politik, duke folur nga kryeqyteti i asaj ish-republike jugosllave. “Ose do të ketë shumicë prej dy të tretave, të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, ose do të caktojë zgjedhje të parakohshme”.
Investimi nuk mund të jetë më i madh. Nëse deputetët e shtetit strategjik dakordohen me riemërimin në Republika e Maqedonisë Veriore, afrohen drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Që të dy organizatat konsiderohen si vitale për vendin ku në vitin 2001 ishte parandaluar konflikt më i madh mes sllovenëve maqedonas dhe pakicës shqiptare.
Zaev e investoi të ardhmen e vet në marrëveshjen për ndryshim të emrit të arritur me Athinën në fillim të këtij viti. Pasi që Republika shpalli pavarësi para 27 viteve, Greqia pohon se emri i vendit fqinj fsheh ambicie territoriale ndaj provincës së saj, Maqedonisë.
Lideri i socialdemokratëve po përballet me kundërshtim të madh nga fronti i fuqishëm nacionalist dhe ka nevojë për 80 vota në Parlamentin 120-anëtarësh, por koalicioni i tij dypartiak ka mbështetjen e vetëm 72 deputetëve.
Parlamentarët sot do të pyeten nëse dakordohen me propozimin për ndryshim të Kushtetutës së republikës që del nga marrëveshja për emrin.
“Madje edhe nëse tani ka numër të mjaftueshëm të deputetëve të cilët do ta bëjnë atë, nuk ka garanca se do të votojnë për mbështetje të amandamenteve që do të pasojnë”, tha Geroski. “Ai do të jetë proces i komplikuar dhe shumë i rrezikshëm”










