Thellohet edhe më shumë konflikti mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së

Pjesëmarrja e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska në promovimin e një projekti në komunën e Gazi Babës, pa e ftuar kreun e kësaj komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e thelloi edhe më shumë konfliktin me këtë parti, e cila e mbështeti kandidaturën e saj në zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE tha se distancohet nga sjellja e Arsovskës, ndërsa krerët e saj të komunave nuk do të marrin më pjesë në ngjarje të organizuara nga Qyteti i Shkupit.

“Për shkak të marrëveshjeve kriminogjene dhe mospërmbushjes së premtimit të Arsovskës, VMRO-DPMNE në tërësi distancohet nga sjellja e saj dhe kryetarët e komunave nga partia, nuk do të marrin pjesë në eventet e saj”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës pasuan pas shkarkimit të drejtorit të ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, pas çka pasuan dorëheqjet e kuadrove të VMRO-DPMNE-së nga postet drejtuese të ndërmarrjeve publike në Qytet. Pas gjithë tëtyre zhvillimeve nëpër rrugët e Shkupit u panë bilborde me fjalët e Arsovskës në Këshillin e Qytetit drejtuar Mickoskit.

Arsovska thotë se dhjetëra bilbordet me fotografitë e Hristijan Mickoskit nuk janë porositur nga ajo.

“Nuk kam as fuqi të tillë, as aq para, as nuk bëj porosi të tilla dhe as nuk kam përse. Ju vetë e dini se kush janë njerëzit që kanë fuqi të bëjnë punë të tilla në qytet dhe shtet dhe në asnjë rast nuk jam unë”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

LSDM konfirmon se, ajo është porositësi i bilbordeve kundër kreut të VMRO-DPMNE-së.

“LSDM në 24 billbordët në Shkup vetëm e tregon të vërtetën që shkupjanët shumë mirë e dinë, këto janë arsyet për grindjet në VMRO-DPMNE, para, tenderë dhe duart në mjaltë.”, theksojnë nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu