Thëniet e famshme të Ibrës gjatë karrierës

Ibrahimovic njihet për karakterin e egër që mbizotëron. Sulmuesi i Milanit “godet” shpesh herë me deklaratat e tij.

Më poshte keni disa nga shprehjet e tij:

1-Shkova në të majtë, atë bëri edhe ai. U spostova nga e djathta dhe më ndoqi sërish. Mirëpo, kur u riktheva edhe një herë në krahun e majtë, e çova të më blinte një “hod dog”. (Ibrahimoviç mbi duelin me mbrojtësin e Liverpulit, Hençoz).

2) Hajde te shtëpia ime dhe do të të tregoj nëse jam gej. Por, me vete sille edhe motrën (Ibrahimoviç i përgjigjet në këtë mënyrë një gazetari spanjoll).

3) Unë trajner? Është e pamundur. Gjatë ndeshjes do qëlloja me shpullë 2 lojtarë, ndërsa 8 të tjerët pas takimit.

4) Më pëlqejnë fishekzjarrët, por i qëlloj në oborrin e shtëpisë. Nuk e kam djegur kurrë banesën time (Ibrahimoviç ironizoi pas aksidentit të Mario Balotelit).

5) Gazetarja: Çfarë dhuratë do t’i bëni bashkëshortes për ditëlindje? Ibrahimoviç: Asgjë, ka Zlatanin.

6) Atë që bën Karej me një top futbolli, unë e bëj me një portokall.

7) Jam më i miri, e besoj realisht. Nëse mendon se je i dyti, ke mbaruar. Fakti që nuk kam fituar “Topin e Artë”, nuk tregon që unë nuk jam më i miri në botë.

8) Kur pashë gjyqtarin që më ndëshkoi me karton të kuq, mendova se ishte një i papërgjegjshëm. Mirëpo, më shumë më çuditi reagimi i lojtarëve të Çelsit. M’u duk sikur kisha 11 fëmijë rrotull.

9) Një gjë është e sigurt, një Botëror pa Ibrën nuk është i denjë për t’u ndjekur.

10) Murinjo është e kundërta e Guardiolës. Hoze i jep ndriçim dhomës, Pep është ai që ul tendën.

11) Një çmim për lojtarët suedezë: Jepini një biçikletë me firmën time dhe do jenë të lumtur.

12) Nëse do kisha luajtur në Premier, do bëja bujë edhe aty.

13) Po kërkoj shtëpi në Paris, nëse nuk gjej, do të më duhet të blej hotelin.

14) Pse nuk u transferova tek Arsenali? Zlatan nuk është tipi që futet në provim.

15) Gazetari: Ku jeni gërvishtur në fytyrë? Ibra: Pse nuk pyet gruan tënde se ndoshta e di përgjigjen.

16) Kush është femra më e bukur në botë? Nuk e kam njohur akoma. Kur ta shoh, do t’i kërkoj që të dalim bashkë.

17) Nëse dëmtohet Zlatan, është një lajm i keq për të gjithë.

18) Gazetarja: A do të fitojmë kundër Portugalisë? Ibra: Vetëm Zoti e di. Pyete se e ke përballë.

19) Ky shtet m… nuk e meriton PSG-në.

20) Erdha si një mbret, po largohem si legjendë (pas divorcit me PSG-në).

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu