Duket se debatet mes Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi vazhdojnë edhe shumë ditë mbas ndarjes së tyre.
Një vendim i Heidit, që nxori në nominim Vesa Smolicën e cila u eliminua nga Big Brother Vip, ka shkaktuar zemërim tek Romeo Veshaj, i cili i kërkoi llogari ish-partneres.
Por kjo e fundit është shprehur se kjo ishte një zgjedhje e saj duke iu drejtuar Romeos “gjithmonë më ke hedhur poshtë”.
Romeo: Kur të kam hedhur poshtë?
Heidi: Gjithmonë, jam mësuar. Por jam budallaqe që ta kam toleruar deri tani
Heidi: Më ke hedhur poshtë 100 herë. Problematikat ishin, pse të mos bëja një gjë siç doja vetë. Pse të mos bëja një nominim me njerëzit që doja unë, për qejfin tim, çfarë ndjej unë më shumë
Romeo: Nuk është qejf! Ty të kanë shpëlarë këtu.
Romeo: Për çfarë duhet të të flas unë ty, nuk me jep asnjë argument, përveç ‘kështu e ndjeva’
Heidi: Ti do që të gërricesh…