T’i shembim muret mendorë dhe ta bëjmë Shqipërinë!

Nga: Xhevdet Pozhari

Ne shqiptarët nuk kemi probleme me kufijtë ekzistues aq sa vuajmë nga pasojat e mureve mendore! Mure të larta në të cilat investuan edhe burrështetasit tanë që donin të sundonin të qetë secili në “mbretërinë” e vet.

Kështu siç shkojnë punët, do të del se tjerët kanë të drejtë të pretendojnë tokën tonë, shtëpinë tonë, e ne veç duhet të heshtim, të bëhemi kurban i “stabilitetit rajonal”.

Greqia si shtet i BE-së mund t’i ushqejë mitet e saj dhe ta mbaj gjallë urinë për jugun e Shqipërisë, sikundërse edhe Serbia ta shpreh pangopesinë për veriun e Kosovës, e ne veç mund t’i ankohemi BE’së e cila vazhdon të sillet si njerkë ndaj nesh dhe si nënë e kujdesshme ndaj shteteve gjenocidiale.

Ne nuk guxojmë të shtrojmë as pyetje se si u shperblejka Serbia që udhëhiqet nga të njëjtit njerëz që i shërbyen regjimit të Millosheviqit dhe Sheshelit. As se si i plotesojka Greqia “standardet evropiane”, si shtet që me vite mbijeton me kredi e subvencione dhe zhytet nga kriza në krizë.

Neve shqiptarëve tentohet të na rrenjoset mendësia se duhet të vetmjaftohemi pse jemi gjallë, që frymojmë! E, nëse kjo nuk është skllavëri mendore, çfarë emri tjetër mund të ketë?

Për këtë dhe shumëçka tjetër, fajin nuk e ka veç Evropa dhe shtetet që kanë pretendime teritoriale dhe hegjemoniste ndaj nesh! Po aq fajtorë janë edhe pushtetarët tanë që ia grabitën shpresat këtij populli. Njerëz që flasin shqip por mendojnë veç me gjuhën e “euros/lekut”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here