Tifozët e Barcelonës i dalin përballë De Jongut, holandezit me ofendim i kërkohet që ta ul pagën (VIDEO)

Tifozët e Barcelonës janë parë para qendrës stërvitore, ndërsa në momentin që Frenkie de Jong është afruar, ata e kanë ‘sulmuar’ verbalisht, madje edhe e kanë ofenduar.

Holandezi ka qenë i lindur me Chelsean dhe Manchester United në këtë verë, ndërsa klubi po vuan ende problemet financiare.

Mes një sage të çuditshme, sot është postuar një video që tregon De Jongun duke u sulmuar verbalisht nga tifozët.

Mesfushori erdhi në vitin 2019, përpara se borxhi i madh të përfshijë klubin gjatë pandemisë Covid-19.

25-vjeçarit në spanjisht u ofendua: “Ule rrogën, bushtër!”.

Tifozët me sa duket janë në inat nga thashethemet e fundit se Barcelona ka nevojë që mesfushori ose të largohet ose të ulë pagën që të regjistrohen blerjet e reja.

De Jong ende nuk ka dhënë një deklaratë të qartë për qëllimet e tij, megjithëse është raportuar se ai heziton të largohet nga Barcelona pavarësisht rrethanave në “Camp Nou”. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu