Tifozët në stadium “flirtojnë” me Donnarumma, në Torino pritet me duartrokitje

Ndeshjen e djeshme mes Italisë dhe Belgjikës, gardiani i portës italiane ka nisur sfidën me shiritin e kapitenit. Por ndryshe nga ajo mbrëmje në San Siro ndaj sfidës me Francën ku portieri nuk u mikëprit në stadium, dje tifozët në stadiumin e Torinos e kanë duartrokitur portierin.

Donnarumma u është përgjigjur tifozëve me një buzëqëshje dhe duartrokitje gjithashtu.

Mediat italiane kanë filluar të shkruajnë për një kalim të mundshëm të portierit te klubi i Juventus.

Është ende herët për ta menduar këtë gjë, por minutat e luajtura me PSG nuk janë në favorin e tij, ku ende nuk ka fituar vendin e titullarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu