Tifozëve nuk u pëlqeu ajo çfarë bëri Xhaka, prandaj e vërshëllyen edhe më shumë, këtë të fundit e lëshuan nervat (VIDEO)

Arsenali ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 2-2 me Crystal Palace në ndeshjen që u zhvillua në “Emirates”. Është natë për t’u harruar nga “Topçinjtë”, por edhe për kapitenin e tyre, Granit Xhaka.

Kur rezultati ishte 2-2, ashtu siç edhe përfundoi ndeshja, Granit Xhaka është larguar mes vërshëllimave nga fusha.

Unai Emery vendosi ta zëvendësoi në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit, që hodhi shiritin e kapitenit dhe edhe pse ekipi i tij po barazonte, nuk u largua me vrap nga fusha.

Komentatori i televizionit anglez ‘DAZN’, thotë “disa fansa po e duartrokasin Granit Xhakën”, por teksa ai ecte, vërshëllimat rriteshin.

Ai nuk u përmbajt dhe pas kësaj bënte më duar që të vërshëllejnë edhe më shumë, derisa shihet duke thënë ‘pir****”.

Xhaka i nervozuar ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe duket se marrëdhënia e tij me tifozët është prishur krejtësisht, pas vërshëllimave të shumta që ka marrë ndeshje pas ndeshje që në start të sezonit 2019/20, derisa shpesh është kontestuar edhe shiriti i kapitenit, nëse është i denjë apo jo.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu