Tifozi i Unitedit i shkruan letër Kloppit “mjaft fitove me Liverpoolin”, ja si i përgjigjet gjermani (FOTO)

Klopp ka gjetur kohë që t’i përgjigjet tifozit të vogël të Manchester Unitedit. Javën e shkuar, një tifoz i ri i Manchester United i shkruajti një letër Jurgen Kloppit, duke i kërkuar që të ndalonte duke fituar me Liverpoolin.

Trajneri i “reds” u tregua i sjellshëm teksa i është përgjigjur duke dërguar një letër të nënshkruar nga ai në adresën e vogëlushit.

“Më vjen keq që nuk e kënaq dot kërkesën tënde, por detyra ime është të bëj Liverpool të fitojë. Për fatin tënd, kemi humbur në të shkuarën dhe do të humbasim në të ardhmen, sepse kështu funksionon futbolli. Shpresoj që pasioni yt për futbollin të mos zbehet dhe të jesh aq me fat saqë të shohësh ekipin tënd duke fituar ndonjë trofe. Liverpool dhe Manchester United janë rivalë të mëdhenj por edhe respektohen mes tyre. Dhe për mua futbolli është ky”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Klopp.

Foto:

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu