“Tigrat” arrestojnë nipin e Ali Ahmetit (VIDEO)

Pasi mbrëmë policia ndaloi Drin Ahmetin, djalin e vëllait të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, sot nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se ajo që është gjetur do të hetohet dhe nga kjo do të varet edhe rrjedha e procedurës.

“Në varësi të fakteve që do të konstatohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thuhet nga prokuroria publike.

Mbrëmë forcat policore ”Tigrat” kanë ndaluar Drin Ahmetin në veturën e të cilit, të markës Range Rover, në bagazhin e tij janë gjetur 749 copë lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme.

“Në Shkup janë sekuestruar 749 mjete piroteknike dhe një person është arrestuar. Në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas i Kërçovës dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhej mbrëmë në komunikatën e MPB-së.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti akuzohet nga kundërshtarët plitikë se e për një kohë të shkurtër e shndërroi nipin e vet në biznesmen të madh, duke u bërë edhe menaxher i qendrës së biznesit “Soravia” në Shkup./SHENJA/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu