Timothy Les: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

Profesori Timothy Less i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit tha se “shqiptarët (në Kosovë) janë të shqetësuar për sigurinë e territorit të tyre dhe nuk duan t’u japin një zonë autonome serbëve kur nuk janë të sigurt se do të në gjendje të mbajë pjesën tjetër”- tha ai, transmeton InfoShqip.

Në mungesë të ndonjë shansi për njohje nga Serbia, e vetmja mundësi reale për Kosovën për t’i dhënë fund harresës së saj është bashkimi me Shqipërinë. Këtë e duan shumica e shqiptarëve të Kosovës, sepse Kosova është një krijesë artificiale, një vend që i mungon kombi”, thotë Les për Blitz-in e sotëm.

Siç vlerësoi ai, një Shqipëri e madhe afatgjatë është “pothuajse e pashmangshme”.

Ai tha se “nuk sheh ndonjë perspektivë të menjëhershme që Kosova apo Shqipëria ta shtyjnë këtë qëllim përtej nivelit të retorikës për shkak të vetos ndërkombëtare dhe gjesteve të herëpashershme simbolike”.

“Në realitet, unë supozoj se ata do të presin, siç presin të tjerët në rajon, për një ndryshim të rrethanave gjeopolitike dhe ardhjen e një kohe kur fuqitë e mëdha bien dakord për një riorganizim të gjerë të Ballkanit,” tha Les./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu