Tipike shqiptare: Kushti i Kurtit për takim me Ramën në Prishtinë

Kryeministri Kurti ka vendosur të mos e takojë homologun e tij të Tiranës, Edi Rama, gjatë turit të këtij të fundit në Ballkan, ku në axhendë është dhe takimi mes tyre në Prishtinë.

Kreu i qeverisë kosovare ka gjetur rastin që të vendos një kusht për takimin e tyre në kuadër të Procesit të Berlinit: zhvillimin e mbledhjes së dy qeverivë, tashmë në Prishtinë, pas anullimit, pa arsye sipas Kurtit, në Gjakovë.

“Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë dhe mbledhjen e dy qeverive që u anulua pa arsye ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë”, ka thënë Kurti në një deklaratë për rastin në fjalë.

Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Procesi i Berlini e ka samitin(e Tiranës) në mes të muajit tetor. Shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herë, por të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive”, ishte arsyetimi i kryeministrit kosovar.

Për Kurtin është shumë e thjeshtë:

“Ishin 13 marrëveshje, të mos mbeten në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të mos ngelen në sirtar, unë i propozova Ramës që meqë po vjen këtë javë, le ta mbajmë edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë marrëveshjet të dakorduara dhe në mënyrë këto marrëveshje t’i zbatojmë”.

Për Kurtin, nuk ka pse të ketë takime dyshe nëse më parë nuk takim mes dy qeverive.

“Nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi, se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Takohemi shumë shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar të paarsyeshme, unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera”, ishte qëndrimi i prerë i Kurti.

E gjitha kjo ngjan si një lojë kokëfortësie e krenarie tipike shqiptarë, për të mos e “ulur hundën” ndaj njëri-tjetrit.

Ajo nisi me Ramën, i cili njëanshmërisht anulloi mbledhjen e dy qeverivë në Gjakovë, duke kërkuar zëvëndësim të saj me një takim të ngushtë në kuadër të krizës në veri.

Ky është një tjetër moment i vështirë në raportet mes dy lidërve, herë verë dhe herë dimër, me vjeshtë e pranverë në mes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu