Todorov: Nuk kemi shëndetësi ideale, por ajo vazhdimisht po zhvillohet

Shëndetësia nuk është ideale, ka dhe do të ketë shumë probleme dhe sfida, por çdoherë kur e vlerësoni bëni nëpër prizmën e krahasimit – si ka qenë dhe si është tani. Nuk kemi sistem më të mirë shëndetësor, por ajo vazhdimisht po zhvillohet dhe, konform strategjisë së mençur, investohet njëjtë në të gjitha shtyllat e saj – në infrastrukturë, pajisje dhe në kapacitete njerëzore, tha ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov në panel-diskutimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së me temë “Për jetë të shëndetshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke i numëruar ristië në politikën shëndetësore, e theksoi projektin “Termini im” dhe pyeti nëse në të kaluarën pacienti ka mundur në termin të caktuar të saktë të shkojë në mjek. Theksoi se sipas anketave, 70 për qind në mesin e pacientëve dhe të punësuarve në shëndetësi janë të kënaqur nga kjo reformë.

I përmendi edhe hapjen e kirurgjinë kardiake shtetërore, kirurgjinë kardiake të fëmijëve, spitalin e ri në Kozle, edukimin e vazhdueshëm të mjekëve në vendet e jashtme, furnizimet e kompjuterëve tomografikë, rezonancat magnetike dhe angiografe në mbarë shtetin, furnizimin e automjeteve për ndihmë të shpejtë.

Në vitin 2005, tha ai, pacientët kanë qenë të detyruar të presin dhe të vdesin apo, ata që kanë pasur para – të shkojnë në vendet fqinje. Për kardiologjinë intervenuese, tha Todorv, para dhjetë viteve është pritur prej gjashtë deri në tetë muaj, ndërsa në Onkologji pacientët me sëmundje të rënda malinje kanë pritur një vit për radioterapi për të cilën pritet tri ditë përgatitore.

Në panel-diskutim “Për jetë të shëndetshme” morën pjesë edhe drejtorë të klinikave dhe spitaleve dhe përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë dhe të Mjedisit të Jtetesës dhe Planifikimit Hapësinor. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu