Tolgahan rrëfen si ka ndryshuar jeta pas martesës me Almedën

Aktori i njohur i serialit “Perla e Zezë”, është martuar prej një viti tashmë me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre 3 vjeçare në Las Vegas, në një ceremoni të veçantë mes familjarësh dhe miqsh. Almeda dhe Tolga janë të dy të suksesshëm, me një jetë tepër aktive sociale dhe profesionale. Por, sigurisht, kalimi i marrëdhënies së tyre në një stad tjetër, ka kërkuar edhe disa ‘ndryshime’ nga ana e të dyve.

Në rastin e Tolgahan, ky ndryshim jo vetëm që është pasqyruar, por vetë aktori e quan si gjënë më të mirë që mund të kishte bërë. “Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj,” ka thënë aktori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu