Tortë ÇOKO-NES

Përbërësit

3 vezë
3 luge sheqer
3 luge miell
1 luge kakao
1 pluhur për pjekje
6 luge arra të bluara
2 luge qumësht
5 luge rum
2 të bardha të vesë
1 luge sheqer
KREMI:
700 ml qumësht
2 pudinga vanilje
120 gr sheqer
2 te te verdha te vezes
3 luge nesskafe
150 gr margarinë
GLAZURA:
200 gr çokollatë për zierje
400 ml ajkë e ëmbël

Hapat

1
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve.

2
Te verdhat e vezeve e perziejm me 3 luge sheqer,

3
Perzijme miellin me kakaon,pluhurin per pjekje dhe arrat e bluara.

4
Shtojme masen me te verdhat e vezeve.

5
Perzijme te bardhat e vezeve 3+2 me nje luge sheqer derisa te behet nje shkume e forte.

6
Shtojm edhe shkume nga te bardhat ne masen me miellin dhe te verdhat e vezev.

7
Perzijme te gjitha bashke me luge derisa te homogjenizohet masa.

8
Pjekim ne kallep te lyer dhe mbuluar me leter per pjekje ne temp. 180 grade per 40 minuta.

9
Pandispanjen e pjekur e njomim ne 2 luge qumesht te perzier me 7 luge rum.

10
Ndajme 200 ml qumesht te ftohet kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje me sheqerin.

11
Ne qumeshtin e ftohet tretim pluhurin e pudinges,shtojme dy te verdhat e vezes te tundura me pare.

12
Ne qumeshtin qe vlon shtojme pluhurin e neskafes dhe me pas pudingat e tretura dhe perziejm derisa te trashet kremi.

13
Kremin e pudniges e largojmenga zjjarri dhe leme te ftohet duke perzier kohe pas kohe qe mos te formoje shtrse persiper.

14
Ne kremin e vaket shtojme pak nga pak margarinen e tundur dhe ne fund perzijme mire.

15
Kremin e pergaditur e lyejm pandispanjen e ftohur.

16
Me pas qesim glazuren me cokollaten e shkrire dhe ajken e embel(ngrohim ajken derisa te MOS vloje dhe ne te shtojme cokollaten e coptuar dhe perziejme derisa te shkrihet cokollata)

17
Embelsiren e leme te ftohet dhe servojme sipas deshires.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu