TRAGJEDI/ Italiani i kërkon ndarjen, shqiptarja masakron djalin dhe hidhet nga kati i 8-të

Një mama ka goditur me thikë djalin 7-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i banesës në katin e tetë.

Një ngjarje çnjerzore ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një nënë shqiptare ka tentuar të masakrojë djalin e saj vetëm 7 vjeç dhe më paa është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e 8, duke kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar Barriera di Milano, sot mediat lokale, ndërsa saktësojnë se gruaja është shqiptare.

Fëmija u transportua në spitalin pediatrik ” Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar, që duket se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, raporton ANSA.

Aktualisht, vogëlushi është në sallën e operacionit. Raportohet se gjendja e tij konsiderohet e rëndë, por jo kërcënuese për jetën.
Në banesë, në momentin e tragjedisë ka qenë edhe burri i viktimës dhe djali tjetër.

Policia, që po heton incidentin, ka shoqëruar në komisariat burrin për ta marrë në pyetje. Sipas fqinjëve, burri italian i ka kërkuar të ndahen gruas shqiptare, dhe kjo mund të jetë arsyeja e ngjarjes së rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu