Tragjedi në Çellopek të Tetovës: Mësuesi në shkollë sulmohet me thika nga dy persona

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në shkollën fillore në Çellopek të Tetovës, kur një mësues është sulmuar me thika nga dy persona të po të njëjti fshat.

Siç njofton policia, dje në orën 13:30 në fshatin Çellopek të Tetovës në shkollën fillore “7 marsi”, tek zyra e mësuesve, ka ardhur personi me inicialet S.Z. dhe N.Z. me thika dhe u përpoqën për të sulmuar mësuesin XH.A (56), njofton TetovaSot.

Mësuesi duke u përpjekur të mbrohet, ia kapi të dyja duart S.Z., por N.Z me këmbë ka goditur tavolinën, dhe të dy u larguan nga zyra.

Arsyeja për incidentin ka qenë se mësuesi i ka tërhequr vëretjen djalit të personi me inicialet S.Z, i cili ka qenë nga shkolla tjetër, të mos qëndrojë pa arsye në oborrin e shkollës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu