Tragjedi në Lezhë! Vdesin dy vëllezër dhe gruaja shtatzënë e njërit prej tyre

Tre persona kanë mbetur të vdekur në Lezhë pasditen e sotme, pasi mbi makinën me të cilin udhëtonin ka rënë një masiv shkëmbor, i shkëpur nga mali.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime policore, viktima kanë mbetur 2 vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila ka qenë shtatzënë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30.

“Në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV. Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu