“Tragjedia në Ramanli të Kumanovës”, Kasami: I tronditur thellë, Zoti ua shtoft durimin familjarëve

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushllimet e tij për tragjedinë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ramanli të Kumanovës, ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit humbën jetën tre fëmijë.

Akoma raportohet se disa nga të lënduarit në këtë rast gjenden në rrezik për jetën.

Shkrimi i plote i Kasamit:

“I tronditur thellë nga tragjedia e rëndë, që ndodhi sot në mëngjes në Rramanli të Kumanovës, ku nga shpërthimi i një bombole gazi, humbën jetën tre fëmijë të vegjël me moshë të ndryshme dhe shtatë persona mbetën të lënduar, dy në gjendje më të rëndë. Më lejoni të shprehë ngushëllimet e mija familjarëve të viktimave nga kjo tragjedi e rëndë dhe personave të lënduar t’ju dëshirojmë shërim sa më të shpejt.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes që pësuan nga kjo tragjedi. Dhashtë Zoti, tri engjujt e vdekur sot, Zoti t’i merrë në mëshirën e tij dhe t’i gradojë me parajsë, ndërsa familjarëve Zoti ua shtoft durimin për të përballuar këtë tmerr.

Ngushllime!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu