Trajneri i Belgjikës, Martinez: Lukaku donte të rikthehej te Interi pa marrë parasysh koston

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se nuk ishte i befasuar kur pa sulmuesin Romelu Lukaku të kthehet te Interi .

Lukaku ka ri-nënshkruar për Interin në formë huazimi pas një viti te Chelsea, ku u transferua për 115 milionë euro, por dështoi ta tregoj formën e tij.

Rikthimi i belgut te Interi është pritur mjaft mirë, ndërsa disa persona nuk kanë pasur dyshime për zgjedhjen e Lukakut.

“Unë e njoh Romelun prej vitesh, nuk jam absolutisht i befasuar nga zgjedhja e tij dhe vendosmëria e tij për t’u kthyer”, ka thënë fillimisht Martinez.

“Ai e donte Interin, sado që do të kushtonte: ishte ajo që donte”.

“Ai i dha shumë Interit në përvojën e tij të parë dhe, midis finales së Ligës së Evropës dhe Scudettos, ai krijoi një lidhje emocionale me njerëzit e Interit që nuk u ndal kurrë”, përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu