Trajneri i Çekisë e thotë “troç”: Kosova po shkruan historinë

Paraqitja e përfaqësueses së Kosovës është përshëndetur edhe nga trajneri i kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy.

Pas takimit, Silhavy doli në konferencën për shtyp, ku pohoi se Kosova e meritoi fitoren. Ndërkohë, ai shtoi se Dardanët i shfrytëzuan gabimet e lojëtarëve çek dhe nëse vijojnë kështu do të futen në historinë e futbollit botëror.

“Një humbje jo e lehtë për ne. Luajtëm mirë e dhamë maksimumin gjatë gjithë kohës. Gabimet tona ndikuan në rezultat dhe duhet t’i urojmë fitoren.
Ishte një ndeshje e ashpër dhe në fund humbëm. Shënuam një gol mjaft shpejt, mirëpo kur na barazuan, ata filluan t’i shpejtoni sulmet. Fati nuk e deshi që Patrick Schick të shënoj edhe golin e dytë. Po të shënonte ai gjërat normalisht që do të ishin ndryshe.

“Kosova është duke krijuar një histori. Është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje. Po bën histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po shkruan historinë”, tha ai.

Çekia me këtë humbje mbetet në vendin e tretë pas Anglisë dhe Kosovës e cila renditet e para me 8 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu