Trajneri i ‘crossfitit’ i vëzhgon klientët e tij me telefon dhe ndërhyn sapo sheh që i bëjnë ushtrimet gabim

Trajneri i njohur i disiplinës crossfit në Kosovë, Egzon Shkololli, ka treguar gjithmonë se është jashtë mase i përkushtuar ndaj klientëve të tij. Ai madje tregohet i kujdesshëm që t’i vëzhgojë ata gjatë ushtrimeve, edhe në momentin kur ata mendojnë se ai nuk është aty.

E këtë e ka dëshmuar vet Shkololli përmes një videoje të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.

Ai ka improvizuar një prej skenave të tij të përditshme, ku i vëzhgon klientët përmes kamerave në telefonin e tij. Dhe me të parë se klienti nuk po kryen ushtrimet siç duhet, ai kujdeset që të ndërhyjë menjëherë duke treguar mënyrën e saktë se si duhet bërë ato.

Këtë sesion, Shkololli e ka titulluar “Trenerin te krytë”, pasi sipas tij i tillë duhet të jetë një trajner i sallës sportive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu