Trajneri i Kosovës zbulon formacionin më të cilin do luaj

Kosova sot ka zhvilluar stërvitjen e parë para dy ndeshjeve kundër Malit të Zi dhe Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka treguar se me çfarë formacioni do të luaj duke e parë parasysh se ka disa mungesa në mesfushë.

“Ne kemi zhvilluar shume gjate formacionin 4-2-3-1 dhe një pjesë me Bullgarinë kemi zhvilluar 4-4-2. Me te parin kemi më shumë stabilitet por varësisht nga ajo çfarë ndodh do të shikojmë se a do të ndryshojmë diçka në sulm, ndoshta Rashica mund të luaj edhe në sulm”, ka thënë Challandes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu