Trajneri i Senegalit “shtyn” Mane te Bayern dhe shpjegon motivin

Trajneri i Senegalit, Aliou Cissé ka idenë e tij për destinacionin e ardhshëm të Sadio Mané. Sipas trajnerit që ka dhënë një intervistë për gazetën Source A, Sadio nuk duhet të hezitojë të bashkohet me Bayern Munich.

“Dhe nuk është vetëm Sadio, dhe unë do të flas për këtë për të gjithë ata lojtarë që janë në një situatë ku duhet të gjejnë një klub, është e komplikuar. Pse ? Sepse është i gjithë ky problem që na pret për Botërorin që është në nëntor.

Dhe unë u them djemve të mi që të përpiqen të zgjidhin çështjet e kontratave në mënyrë që kur të rifillojnë kampionatet e tyre përkatëse, ata të kenë gjetur tashmë një bazë. Kam dëgjuar për Sadio në Bayern.

Për mua është një klub që është në pozitën e tij. Bajerni është futbolli me intensitet, presion me një trajner gjerman. Sadio ka luajtur në Salzburg të Austrisë që është një vend kufitar, dhe kjo do të thotë se ai nuk do të shkojë në një territor të panjohur.

Për mua, klubi ku ai do të ndihet më mirë është Bayerni”, ishte mendimi i trajnerit. Mane pati thene kohe me pare se nese tifozet e Senegalit jane me shume pro kalimit timt e Bayern, atehere do te degjoj ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu