Tramvaji del nga shinat në Beograd dhe përplaset në një ndërtesë, disa të lënduar

Të paktën pesë persona janë lënduar pasi një tramvaj paraditen e sotme doli nga shinat në Beograd dhe u përplas në një ndërtesë, përcjell TV21. Kabina e shoferit është shkatërruar plotësisht, xhamat e tramvajit janë thyer, ndërsa disa ulëse janë shkëputur nga vendi.

“Sipas të dhënave nga Ndërmarrja e Transportit Publik të Qytetit (GSP), në aksident janë lënduar pesë persona, përfshirë edhe shoferin e tramvajit. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente”, deklaroi për N1 Ivan Bankoviq, kryetar i Sindikatës së GSP Qendër.

Ende nuk ka informacione zyrtare për shkakun e aksidentit – nuk dihet nëse bëhet fjalë për problem me infrastrukturën apo aksidenti është shkaktuar nga faktor njerëzor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu