Tre ose më shumë filxhanë kafe ose çaj në ditë? Të dhënat e këtij studimi duhet t’i dini patjetër

Pirja e tre filxhanëve kafe ose çaj në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar migrenë kronike, duke shkaktuar dhimbje për ditë me radhë. Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundi në SHBA

Studimi, i cili u krye nga një grup studiuesish nga Qendra Mjekësore “Deaconess” dhe Universiteti i Harvard, zbuloi se konsumimi i tre ose më shumë pijeve që kanë në përmbërje të tyre kafeinë, brenda një dite, ishte i lidhur me zhvillimin e një dhimbjeje permanente, e cila shkonte deri në fazat më të larta të migrenës.

Në kuadër të studimit, studiuesit ndoqën për gjashtë javë zakonet e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine të 98 të rriturve që vuanin nga migrena, duke analizuar shpeshtësinë e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena, që përjetonte çdo pjesëmarrës, bazuar në konsumin e pijeve, kafe apo çaj.

Gjatë studimit u morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë, si konsumi i alkoolit, niveli i stresit, zakonet e gjumit dhe aktivitetet fizike, të cilat sipas studiuesve nuk ndikuan në rezultate.

Doktoresha Elizabeth Mostofsky, e cila drejtoi studimin, tha: “Në bazë të këtij studimi, pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë, nuk duket se lidhet me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë filxhanë mund të shoqërohen me shanse më të larta të zhvillimit të një migrene.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu