Tre vendime të rëndësishme që bashkojnë Kosovën dhe Shqipërinë

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë marrë vesh për tre vendime të rëndësishme, me impakt konkret, që do të fuqizohen këtë javë:

1. Njësimi i abetares në të gjitha shkollat (vetëkuptohet, jo në ato të minoriteteve gjuhësore).

2. Lejeqëndrimi e leja e punës do të fitohen fare lehtë, veç me një regjistrim, edhe për shtetasit e Kosovës në Shqipëri edhe për ata të Shqipërisë në Kosovë.

3. Do të njihen kontributet dhe sigurimet pensionale të shtetasve të punësuar apo vetëpunësuar në të dyja vendet, pra edhe nëse i ke paguar disa muaj në Shqipëri sigurimet pensionale sepse ke punuar atje gjatë verës, ato do të njihen, si edhe anasjelltas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu