Tre zyrtarët e LDK-së që u takuan me Richard Grenell kundër koalicionit me VV’në

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK’së disa prej anëtarëve kanë qenë kategorikisht kundër një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje. Në fund është vendosur që të vazhdohet negociatat, megjithatë LDK’ja ka disa refuzues në parim.

Lidhja Demokratike e Kosovës mund të mos ketë pesë emrat që Albin Kurti ia kërkoi për ministra, megjithatë ka një listë të anëtareve të kryesisë, të cilët kundërshtojnë formimin e Qeverisë me Vetëvendosjen. Kjo listë është më e gjatë se numri i emrave që po kërkohen për ministritë.

Nënkryetari i partisë, Agim Veliu, është një nga ata që është shprehur kundër bashkëpunimit me Lëvizjën Vetëvendosje.

Bashkë me të edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, por edhe ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni.

Të tretë, Veliu, Hyseni e Hoti përbënin delegacionin që ditë më parë u takuan me Richard Grenell, emisar i posaçëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi dalin të jenë kundër koalicionit me VV’në.

Përveç tyre, sipas të njëjtave burime të Gazetës Express, kundër është shprehur edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Po ashtu edhe deputeti i zgjedhur Florian Dushi, e anëtari i kryesisë Naser Osmani.

Edhe kryetarja e forumit të gruas së LDK’së, Lirije Kajtazi, sipas burimeve të Expressit brenda mbledhjes, është deklaruar kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit.

Burimet brenda mbledhjeve të sotme i kanë thënë Expressit se në fund kanë arritur të pajtohen të gjithë anëtarët për të vazhduar negociatat me LVV’në.

Një gjë e tillë u tha edhe në komunikatën që LDK’ja e publikoi pas mbajtjes së mbledhjeve.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

Në këtë njoftim i bëhej thirrje LVV’së që të bëhej një ndarje e barabartë e pushteteve, ashtu që të mund të bëhet e të funksionojë një koalicion mes tyre.

“LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”.

Ndërkaq kreu i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, sot përmes një videomesazhi i ka propozuar pesë emrat e pesë ministrive që do t’i ofronte VV’ja dhe i ka kërkuar LDK’së që të propozoi pesë emrat e saj për ministra dhe një për zëvendëskryeministrin e parë.

Kujtojmë që Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni janë takuar ditë më parë në Berlin me përfaqësuesin special të presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu