Tremben tek Interi, gjiganti spanjoll tenton transferimin e Dybala

Interi nuk është i vetëm në garë për shërbimet e Paulo Dybala. Argjentinasi është lojtar i lirë nga 1 korriku, pasi në fund të muajit i përfundon kontrata me Juventusin.

Interi i ka bërë një ofertë dhe palët duken pranë, por “Gazzetta dello Sport” shkruan se tani në garë është futur seriozisht edhe Atletico Madrid.

Diego Simeone e do në skuadër dhe Interi duhet të nxitojë për të arritur një marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu