Tri klube të La Ligas e duan Cavanin

Tre klube të La Ligës janë lidhur me një lëvizje për sulmuesin uruguaian, 35-vjeçarin Edinson Cavani. Cavani do të largohet nga Manchester United në fund të këtij muaji kur i skadon kontrata dhe kalimi në Spanjë duket të jetë opsioni më i mundshëm për të.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, klubet si Real Betis, Real Sociedad dhe Villarreal janë të interesuara për të transferuar Cavanin.

Cavani mund të pranoj transferimin tek ndonjëra skuadër pasi që të gjitha do të luajnë në garat evropiane në sezonin 2022/23.

Sociedadi thuhet është vendi më i mirë për uruguaianin. Ata mund të garantojnë që ai të fillojë, diçka tërheqëse për të pas paraqitjes së paqëndrueshme në Old Trafford.

Cavani ka duruar një sezon të vështirë me United, jo në përputhje me numrat që ai është mësuar të arrijë në karrierën e tij dinjitoze. Ai siguroi vetëm dy gola dhe dy asistime në 20 paraqitje gjatë gjithë sezonit 2021/22.

35-vjeçari ka luajtur më parë me Danubion, Palermon, Napolin dhe Paris Saint-Germain. Ai ka shënuar 54 gola në 130 paraqitje për kombëtaren e Uruguait. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu