Tronditëse/ Vritet në Kanada në një party adoleshentësh djali 15 vjeçar i aktorit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa intepretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80. Daja i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Itali ka humbur djalin e tij 15 vjeçar Denisin mbrëmjen e djeshme.

Sikundër mësohet djaloshi është vrarë mbrëmë gjatë një party adoleshentësh, ndërkohë që nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelen, edhe për faktin që Denisi ishte djali i tyre i vetëm.

Ndërkohë që ngushëllime të shumta familja ka marrë edhe nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Shqipëri.

djaliii


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu