Tronditet Elbasani, Ilir Meta del në konferencë të jashtëzakonshme, ngre tonet dhe lëshon deklaratën ‘bombë’

Kreu i shtetit Ilir Meta tha nga Fieri se nuk mund të flasë ende për krimin në Elbasan pa pasur një panoramë të qartë, por theksoi se si Elbasani ashtu dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problematike.

Ai shtoi se “dihet që policia në Elbasan do të bëhet palë me grupet rivale të lidhura me Taulantin”. Do të ftoja të gjithë programet ligjzbatuese që të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë e regjistruar tani, apeloi Meta.

“Nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit. Nuk mund të flas pa pasur të qartë panoramën apo dinamikën e ngjarjeve. Dihet që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin dy nga qarqet më problematike. Kandidatë të dosjes së Shijakut dhe të Dibrës janë përsëri kandidatë. Ajo që është shqetësuese në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore që janë denoncuar i takojnë këtij qarku.

Prokuroria është tërësisht e njëanshme dhe po kështu kam kërkuar nga kreu i SHISH vëmendje të veçantë. Dihet që policia në Elbasan bëhet palë midis grupimeve rivale por gjithmonë të lidhura me Taulantin. Ftoj organet ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt apo preferencë partiake. Do mbajnë përgjegjësi. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. Dhe kaq sa kanë ndodhur janë cenuar mjaft. Të nisen të gjithë drejt 25 prillit, votat e tyre do numërohen pikë për pikë. Çdo njeri në administratë që përfshihet në krim zgjedhor, përjetësisht nuk do ketë më vend në administratën publike. Nuk ka gjë më të shenjtë se vota e lirë dhe e barabartë”, – tha Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu