Tronditet Milan, për fantastikun kuqezi super ofertë nga Kina

Paraqitjet fantastike në fushë, shoqëruar me kilometrat e shumtë të përshkuar, topa të rikuperuar dhe me gola, kanë bërë që antenat dhe radarët e një klubi kinez të fokusojnë futbollistin e Milan, me qëllim “rrëmbimin” dhe transferimin e tij në kontinentin aziatik. Po flasim për Franck Kessié, mesfushorin kuqezi që po konfirmohet si shtyllë kryesore e mesfushës së trajnerit Gattuso.

Referuar raportimeve të “Tuttomercatoweb.com”, në fakt, i interesuar për futbollistin është klubi kinez, Beijing Guoan, skuadra më e rëndësishme e kryeqytetit të Kinës, aktualisht e treta në klasifikimin e Super Ligës, me pikë të barabarta me Shandong Luneng.

Oferta është nga ato bombat e vërteta kineze, 10 milionë euro neto në sezon! Për momentin Milan nuk ka bërë një vlerësim për futbollistin e Bregut të Fildishtë, duke qënë se Kessie është në huazim 2-vjeçar me blerje të detyrueshme në përfundim të këtij sezoni. Kessié dëshiron të qëndrojë te Milan, por për momentin nuk ka takime të parashikuara për një rritje kontraktuale.

Veç kinezëve, të interesuar për futbollistin kuqezi janë edhe drejtuesit e PSG, që gjithsesi nuk mund të lëvizë lirisht në merkato për shkak të kufizimeve të vëna nga UEFA lidhur me Fair Play Financiar. Ndaj, për momentin francezët qëndrojnë vetëm në sfond, por interesimi i tyre për Kessié është gjithmonë i lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu