Tronditet VMRO-ja, çfarë do të ndodhë me liderin e saj menjëherë pas referendumit?

Pas referendumit do të ndodhin ndryshime të mëdha në kryesinë e VMRO-DPMNE, për shkak të përplasjeve të brendshme dhe fraksioneve të forta në këtë parti, shkruan gazeta “Sloboden Pecat”(Shtypi i lirë).

Sipas gazetës, ai që do të jetë më i goditur do të jetë kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, përcjellë INA.

Pas referendumit një pjesë e kryesisë do të organizojë kongres të jashtëzakonshëm partiak, ku do të kërkohet dorëheqja e Mickoskit dhe do të kërkohet zgjedhja e liderit të ri.

Ky lajm bëhet i ditur nga burime brenda kësaj partie, të cilat thonë se pas 30 shtatorit do të ndodhin ndryshime të mëdha brenda kësaj partie. Edhe analistët politik thonë se situata në VMRO-DPMNE mund të eskalojë për një kohë të shkurtër, dhe do të ndodhin përplasje dhe fraksionime. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu