Truk i thjeshtë i gatimit që do t’ju ndihmojë të humbni shpejt në peshë

Disa mijëra vjet më parë, kur ushqimi ishte i pakët njerëzit mbijetuan sepse trupat e tyre u përshtatën për të grumbulluar kalori si yndyrë për të djegur më vonë për energji.

Problemi: Çfarë ishte një pasuri në atë kohë, është bërë një mallkim në kohët moderne. Me të gjithë situatat stresuese që përjetojmë çdo ditë, trupat tanë ende reagojnë duke kapur çdo kalori dhe duke e mbyllur atë në qelizat dhjamore.

Pastaj kur këto situata kalojnë, shumë prej nesh e kanë gati të pamundur të heqin ato kilogram kokëfortë – megjithëse përpjekjet tona janë të mëdha.

Problemi me proteinat e dëmtuara nga nxehtësia
Kohët e fundit, shkencëtarët nga Shkolla e Mjekësisë NYU zbuluan saktësisht se çfarë e bën trupin të mbajë ato kilogramë të tepërt – dhe bashkë me të, një mënyrë për të liruar yndyrën e ruajtur!

Zbulimi: Proteinat që gjenden në ushqimet e zakonshme dëmtohen kur gatuhen nën nxehtësi të madhe dhe ato sjellin kërdi në të gjithë trupin.

David Turner, profesor i asociuar në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut, i cili ka studiuar këto proteina dhe ndikimin e tyre në trup, shpjegon: “Problemi është që proteinat e dëmtuara nga nxehtësia lidhen me një receptor që qëndron sipër të qelizave dhjamore, e cila ndalon prishjen e dhjamit të ruajtur”.

Proteinat e dëmtuara nxisin inflamacionin. Ndërsa të gjithë janë të ekspozuar ndaj një sasie të caktuar të proteinave të dëmtuara nga nxehtësia, problemet fillojnë kur këto proteina grumbullohen, shpjegon Jaime Uribarri, mjek dhe hetues klinik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në New York City.

“Ne e dimë që kur nivelet janë të larta, fillojnë të bëjnë gjëra të këqija”, thotë ai. Inflamacioni në të gjithë sistemin shkakton një sërë problemesh shëndetësore – nga shtimi në peshë dhe artriti te diabeti dhe Alzheimeri. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bësh atë që mundesh për të ulur marrjen e proteinave të dëmtuara nga nxehtësia”, përfundon Dr. Uribarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu