Trump: Biden, mos bini në gjumë gjatë takimit me Putinin

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i uroi presidentit të SHBA-së, Joe Biden fat të mirë në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe i dha mesazhin “Mos bini në gjumë gjatë takimit”.

Në një deklaratë me shkrim, Trump vuri në dukje se në periudhën gjatë presidencës së tij ka zhvilluar një takim shumë frytdhënës me Putinin në Helsinki. “Përkundër mënyrës se si shtypi i rremë i vonuar e reflektoi takimin, SHBA-ja në këtë takim fitoi shumë gjëra përfshirë respektin e Putinit dhe të Rusisë”, deklaroi Trump.

Trump e cilësoi hetimin ndaj tij lidhur me Rusinë, si “përpjekje mashtruese e financuar nga Hillary Clinton dhe demokratët”. Ai theksoi se pavarësisht vështirësive që shkaktoi ky hetim formoi marrëdhënie të mira me Putinin dhe Rusinë.

Lidhur me takimin Biden-Putin që do të zhvillohet më 16 qershor në Gjenevë, Trump tha: “I uroj (presidentit amerikan Joe) Biden fat të mirë në takimin e presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Mos bini në gjumë gjatë takimit dhe i përcjell Putinit urimet e mia më të sinqerta”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu