Trump dorëzohet në burgun e Georgia, u lirua me një garanci pasurore 200 mijë USD

Donald Trump do të mbahet mend në historinë e Shteteve të Bashkuara si presidenti i herëve të para.

Së fundi, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë bëhet i pari në listën e presidentëve amerikanë, i cili ka një foto burgu, siç është procedura për të dhënat që duhet të japin të burgosurit.

77-vjeçari iu dorëzua autoriteteve gjyqësore në shtetin federal të Georgias, ku ai po përballet me të katërtin proces penal, atë për përpjekje për të rrëzuar në mënyrë të jashtëligjshme rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të këtij shteti federal në 2020-ën. Në proceset e mëparshme, Trumpit nuk i është bërë foto e të burgosurit.

Megjithatë, ish-presidenti nuk do të qëndrojë në burg gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, por u lirua me kusht duke dhënë një garanci pasurore prej 200 mijë Dollarësh.

Ndër të tjera nuk duhet të takohet me 8 bashkëpunëtorët e tij, ndër të cilët edhe me ish-kreun e bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, i cili është nën akuzë në këtë proces dhe as duhet të postojë në rrjetet sociale, deklarata që mund të ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve.

Shprehja e fytyrës së Trump në foton e burgut e ka bërë atë më të veçantën nga të gjitha fotot e tjera të kësaj kategorie në gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në rrjetet sociale, ajo krahasohet me fytyrën që Trump bënte në shoun e tij të famshëm televiziv The Aprentice, kur u thoshte konkurrentëve, “je i pushuar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu