Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ishte i qartë se kë fajëson rreth krizës me Iranin dje kur doli me qëndrim triumfues para amerikanëve dhe botës, ish administratën amerikane të udhëhequr nga demokratët e Barack Obama. Sot ju kthye politikës së brendshme dhe ju dha një salvo demokratëve të sotëm që kanë ngecur aty ku mbetën pas votimit të artikujve për shkarkim dhe po refuzojnë të dërgojnë artikujt e shkarkimit në Senat për gjykim për të cilin Trump ka deklaruar se mezi e pret.
“Pelosi nuk do t’i dorëzoj artikujt e shkarkimit, që janë prodhuar me mashtrim nga politikanë të korruptuar si Dredharaku Schiff së pari, e pas gjithë këtyre viteve të hetimit dhe persekutimit, nuk nxorën asnjë krim e janë një shaka dhe mashtrues” shkroi Presidenti Trump në rrjetin social Twitter.
Ky qëndrim i Presidentit Amerikan Donald Trump nuk është i ri e edhe më parë ka reaguar ashpër ndaj demokratëve në kongres dhe mediave që i mbështesin, që janë më të shumtë. Ai e ka quajtur këtë proces gjueti shtrigash dhe mashtrim të popullit amerikan.
Dy hetime të nisura nga demokratët kanë shkaktuar ndasi të mëdha tek shoqëria amerikane. I pari ju dështoi rëndë pas hetimit për bashkëpunimin e mundshëm të fushatës së Trump me Rusinë, që pas hetimit mbi dy vite doli e kundërta e pretendimeve të demokratëve dhe mediave që i mbështesin.
Në verë ju doli edhe skandali i ri me Ukrainën demokratëve sipas pretendimeve të një agjenti të inteligjencës se Trump kishte ndërprerë ndihmën monetare Ukrainës dhe e shfrytëzonte që t’i shtynte presidentin ukrainas Zelenskyi që të hetonte kundërshtarin e mundshëm Joe Biden dhe të birin e tij për korrupsion në Ukrainë.
Një raport i tretë ishte nisur nga Prokuroria e Përgjithshme Amerikane rreth ligjshmërisë së nisjes së hetimit ndaj fushatës së Trump dhe dyshimeve të shkeljeve të akteve të aktit ligjor FISA, ku ishin konstatuar se kishte të tilla dhe tejkalim kompetencash që vendosi një hije mbi pretendimet e demokratëve.
Të dyja kampet në SHBA janë barrikaduar në vija partiake dhe nuk ka konsensus rreth kësaj çështje aspak. Demokratët kanë shumicën në kongres derisa Republikanët në Senat. Për të u mbyllur kjo çështje duhet të bëhet procesi në Senat dhe republikanët kanë shtrënguar rreshtat dhe nuk ka dallim mendimi mes tyre për këtë çështje.
Problemi qëndron tani se spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistja demokrate Nanacy Pelosi po refuzon të dërgoj artikujt e shkarkimit në Senat pasi kërkon garanci dhe kushte nga Senatori Mitch McConnell nga republikanët për procesin që do të zhvillohet. Republikanët janë të palëkundur në Senat dhe nuk negociojnë fare për këtë çështje, McConnel ka deklaruar i qetë “mos i sillni fare, s’më bëhet vonë” më parë.
Kalkulimi me përpjekjet për shkarkim ka ngelur aty ku nisi, në kongresin e dominuar nga demokratët që prej dhjetorit duke e ditur se ishte një provë partiake për të i prishur reputacionin në ngritje të poterexhiut nga Queens i New York. Të gjitha hulumtimet e opinionit të vitit që shkoi gjenin se Trump çdo muaj e më tepër më shumë aprovim për punën e tij tek amerikanët. Posaçërisht kishte ngritje gjatë procesit të aprovimit të procesit të shkarkimit në kongres dhe pas vendimit për nisjen e procesit të shkarkimit. Lajme të këqija këto për demokratët që kanë vënë bast gjithçka në një çështje që ka shumë dyshim në vlefshmërinë e akuzave.
Vëzhgues nga të dyja palët po e shohin ‘hezitimin’ e Nancy Pelosi si lojë politike e përpjekje për të dëmtuar validitetin e zgjedhjes së mundshme të Presidentit Trump në post përsëri. Kështu shihej edhe hetimi për bashkëpunim me Rusinë.
Republikanët dhe administrata e Trump kishin nisur furishëm vitin 2019’të posaçërisht në rrafshin ekonomik dhe shifrat janë të pamohueshme, ku rritja ekonomike në SHBA ka tronditur kundërshtarët demokratë pasi pak kush do të parashikonte që një president në detyrë e me sukses ekonomik të tillë mund të mposhtet në zgjedhjet e mandatit të dytë.
Nuk janë vetëm republikanët që kanë kritikuar tërë këtë trazirë, ka përçarje në radhët e demokratëve, një kongresist demokrat nga shteti i New Jersey, ndërroi anë e ju bashkëngjit republikanëve për shkak se nuk pajtohej me akuzën e ‘keqpërdorimit të pushtetit’ që demokratët e miratuan për presidentin amerikan. E jo vetëm ai por edhe votuesit nga qarku i tij, me shumicë pikëpamje të moderuar që përkojnë me shumë këndvështrime konservatore. Opinioni publik amerikan përputhet me atë të qarkut në New Jersey, më shumë se 51 për qind nuk duan që procesi i shkarkimit të ndodhë, jo tani kur zgjedhjet janë aq afër.
Ishte vet ish Presidenti Barack Obama që i kishte paralajmëruar demokratët e sotëm se kanë kaluar ‘shumë majtas’ vitin e kaluar dhe se këto nuk mbështeten nga shumica e amerikanëve. Nuk u pritën mirë këto paralajmërime të Obamas nga demokratët e sotëm, e vlerësojnë të dalë jashtë mode aq sa i bënë të qeshin konservatorët amerikanë që tani tallen me ta duke thënë ‘kur u bë Obama republikan’.










