Trump: Hilari Klinton e themeloi Shtetin Islamik

Po tensionohet debati mes Hilari Klinton dhe Donald Trump duke marrë përmasa të mëdha akuzash dhe kundër akuzash .Kësaj radhe është kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, i cili akuzon ashpër politikën e jashtme të SHBA-së në kohën kur Hilari Klinton, rivalja e tij aktuale në garën presidenciale, ishte sekretare shtetërore dhe theksoi se ajo duhet të njihet si “themeluese e Shtetit Islamik”, transmeton InfoShqip.com

Trump deklaroi se Barak Obama është penduar që ka zgjedhur Hilari Klinton në atë funksion.

Në fjalimin në tubimin në qytetin Dejtona Biç, në Florida, Trump kritikoi edhe politikën e Hilari Klinton ndaj Lindjes së Afërtë pasi ajo, siç pohoi, solli edhe formimin e Shtetit Islamik.

Obama më parë u shpreh se Trumpi është figura më e keqe dhe jo e duhur për tu zgjedhur president i SHBA-së.

/InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu