Trump lëshon deklaratën për Iranin: Sa herë që na godasin, ne do t’i godasim 20 herë

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar sulmet e kryera sot ndaj Iranit, gjatë një bisede me gazetarët në bordin e Air Force One.

“Ne thjesht i goditëm shumë fort, dhe them se i goditëm 20 me 1”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë t’i përgjigjen me forcë çdo sulmi ndaj tyre.

“Sa herë që ata na godasin, ne do t’i godasim 20 herë”, u shpreh presidenti amerikan, duke paralajmëruar një qasje të ashpër ndaj çdo veprimi të mëtejshëm kundër SHBA-së.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, pas zhvillimeve të fundit ushtarake në rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu