Trump: Marrëveshja tregtare SHBA-Kinë do nënshkruhet së shpejti

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai dhe Presidenti kinez Xi Jinpig do mbajnë një ceremoni për të nënshkruan fazën e parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë.

”Ne do të mbajmë një ceremoni nënshkrimi,po” u tha Trump gazetarëve.

”Në fund të fundit, po, kur të takohemi do nënshkruajmë sepse duam të bëjmë këtë marrëveshje. Ajo është bërë tani dhe thjesht po përkthehet.”
Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA’ve, Robert Lighthizer tha me 13 dhjetor se përfaqësuesit nga të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen tregtare, në javën e parë të Janarit. Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, tha javën e kaluar se detajet do bëhen publike pas nënshkrimit zyrtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu